Rrëfehet e ëma e Justin Bieber

Nënat janë gjithmonë përkrahëset më të mëdha të fëmijëve të tyre e sidomos kur ata janë në lidhje dashurie me dikë.
Edhe Justin Bieber duhet të ndihet me fat që ka një nënë të tillë ngaqë, ajo po del të jetë përkrahësja më e madhe e tij, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon, pas ndarjes nga e dashura, Selena Gomez.
Ai dhe Selena, këta muajt e fundit kanë kaluar mjaftë moment të hidhura duke u ndarë e ribashkuar disa herë ndërkaq, siç shkruajnë mediet e huaja, tani ata janë ndarë përfundimisht.
Pavarësisht kësaj, nëna e Justin, Pattie Mallette ndan një mendim pozitiv për Selenan madje, thuhet se ajo e admiron këngëtaren.
“Keni parasysh, unë thjeshtë mundohem ta përkrah çfarëdo që im bir dëshiron dhe mund të them se ajo është si një shpirt dhe çfarëdo që ai vendos, është në rregull”, ka thënë Pattie.
Ajo gjithashtu ka thënë se dëshiron të besojë se i biri ka marrë vendime te duhura në të kaluarën dhe se ka nxjerrë mësime nga disa gabimet që ka bërë./Indeksonline/