Katy Perry “sheh” një fantazmë

Katy Perry ka befasuar të gjithë teksa ka insistuar se ka parë një fantazmë.
Këngëtarja kishte qenë në një vilë në Beverly Hills duke xhiruar një reklamë për parfumin e ri. Teksa kishte qenë duke qëndruar në shtrat, ajo ka shokuar stafin duke vrapuar dhe ulëritur nga frika.
"Duke u dridhur dhe e tmerruar, Katy u tha producentëve se teksa po qëndronte e vetme në dhomë ajo u shikua në pasqyrë dhe u shtang teksa pa një mashkull me mustaqe duke e vështruar nga prapa”, tha një burim.
Menjëherë pas kësaj, sigurimi kontrolloi dhomën e Katy-t por nuk gjeti asgjë. Pavarësisht kësaj, ajo u tha stafit se nuk do të kthehet më në atë dhomë madje edhe se donte të largohej sa më parë nga vila në Beverlly Hills./Indeksonline/