E Diel, 1 Nëntor 2026

Adele kalon Jackson, 21 albumi i pestë më i shitur në Britani

Adele shënon rekorde të reja. Albumi i britanikes 21 ka marrë statusin e albumit të pestë më të shitur në të gjitha kohrat në Britaninë e Madhe.

Të dhënat e publikuara nga kompania zyrtare e klasifikimeve tregojnë se këngëtarja e Rolling in the Deep ka shitur 4.274.300 kopje, 500 më shumë se albumi historik i Michael Jackson Thriller

Përveç kësaj, rekordet vazhdojnë, pasi albumi ka një mesatare prej 20.000 kopjesh të shitura në javë.

“Thriller njihet prej kohësh si një prej albumeve ikonë i të gjitha kohrave, tani ska asnjë dyshim se albumi 21 i Adele po ecën në të njëjtën rrugë.

Këngëtarja, e cila mbush 24 vjeç këtë fundjave, ka marrë 6 çmime Grammy, dhe dy çmime Britt Awards.

Por ndërsa fansat e saj presin me padurim këngë të reja nga ajo, para pak kohësh Adele deklaroi se do të merrte dy vite pushim deri në albumin e saj të rradhës.

Në këtë mënyrë kam punuar me dy albumet e mia të mëparshme, tha Adele gjatë një intervistë, ndaj do të vazhdoj të punoj kështu edhe me albumin e tretë.

Pese albumet më të shitura të të gjitha kohrave në Britaninë e Madhe
1) Greatest Hits Queen

2) Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band – The Beatles

3) Gold – Greatest Hits – Abba

4) What’s The Story Morning Glory? – Oasis

5) 21 – Adele

Performancë LIVE në Britt Awards

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›