Universiteti "Kristal": Regjistrimi i dy shtetasve italianë sipas ligjit

Pas akuzave që po qarkullojnë në mediat italiane për paisje me diplomë tre vjecare brenda një viti të djalit të ish liderit të Lidhjes së Veriut në Itali, Renzo Bossi në universitetin privat “Kristal”, ka reaguar dhe ky i fundit.
Në një deklaratë për mediat universiteti"Kristal", sqaron se regjistrimi i dy shtetasve italianë është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke shtuar se krahas tyre ka dhe shtetas të tjerë të huaj që ndjekin studimet në këtë institucion. Më tej Universiteti "Kristal" thekson se është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çeshtje.
Sipas publikimeve të sotme nga mediat italiane diploma daton vitin 2010 si diplomim i Renzo Bossit, i njohur ndryshe në Itali edhe si “Trota”. Gjithashtu u gjet edhe diploma shqiptare e Pierangelo Moscagiuro i cili është truproja e Rosy Mauro, po ashtu pjesëtar i Lega Nord, një parti e cila vazhdimisht ka mbajtur qëndrime skeptike dhe kritike kundër emigrantëve në Itali.
Mediat italiane thonë se të dyja diplomat janë lëshuar nga universiteti privat "Kristal" në Tiranë dhe se dyshohet që ato janë marrë me para duke u paguar me fondet e Lega Nord.
Sipas diplomave, ajo e Renzo Boossit është lëshuar më 29 shtator 2010 nga fakulteti i Ekonomisë pas 29 provimesh dhe është dorëzuar më 8 tetor 2010.