E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një intervistë e humbur e Steve Jobs del në kinema

Steve Jobs

Një intervistë rreth 1 orëshe, e konsideruar e humbur, e Steve Jobs do të dalë në kinema javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Magnolia Pictures, që ka fituar të drejtën për të transmetuar shpreson se Steve Jobs: Intervista e humbur do të nxisë interes tek admiruesit e ish drejtuesit të Apple, që u nda nga jeta në vitin 2011.

Pjesë të vogla të kësaj interviste janë përdorur më parë në transmetimet televizive, por pamjet e plota ishin menduar të humbura, derisa u gjetën në një kasetë Super VHS në garazhin  e regjisorit, Paul Sen.

Presidenti i kompanisë Magnolia tha se: “Kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë që fatmirësisht doli nga errësira

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›