E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adele kthehet në ikonë të homoseksualëve

Share

Në morinë e çmimeve të shumta të fituara nga këngëtarja e njohur, tashmë është shtuar edhe një çmim tjetër. Ajo është përzgjedhur si këngëtarja ikonë e homoseksualëve. Përzgjedhja është bërë nga një radio për homoseksualë në Britaninë e Madhe, Gaydar. Adele ka marrë 55% të votave, duke lënë në vend të dytë Lady Gaga, e cila njihet si një mbështetëse e fortë e kauzës së homoseksualëve. Redaktori i kësaj radio, Robin Crowley është shprehur se ky është një nga çmimet më të rëndësishme që ka fituar Adele në karrierën e vet. Dhe ka të drejtë! Është vlerësuar si ikona e homoseksualëve. Nuk është pak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›