Mendoni se cigaret janë të shtrenjta? Shihni Zelandën e Re
Share
Nëse keni menduar se cigaret janë të shtrenjta këtu, atëherë do mendoni se çbëhet në Zelandën e Re. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë atje po shohin mundësinë për të rritur çmimin e një pakete deri në 100 dollarë neozelandezë, përafërsisht 80 dollarë amerikanë. Synimi është që brenda vitit 2025 askush të mos tymosë më.
Një dokument sekret tregon se cilët janë skenarët që do përdoren për të arritur një synim të tillë. Edhe pse zyrtarët thonë se rritja e çmimit në këtë masë është jorealiste, sërish ekspertët besojnë se vetëm taksa është mënyra më e mirë për të luftuar këtë problem.