Futbolli, po aq eksitues sa seksi
Share


Nje tifoz i flakte futbolli
Për meshkujt, futbolli është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, sa që ata do të mund të hiqnin dorë nga shumë gjëra të rëndësishme, vetëm për të parë ndeshjen e ekipit të zemrës.
Dhe nuk ka si të mos jetë kështu, pasi sipas një studimi të universitetit të Amsterdamit dhe Valencias, futbolli është po aq eksitues, sa edhe seksi. Gjatë studimit, ku janë analizuar një numër i caktuar meshkujsh, është parë rritja e dukshme nivelit të testosteronit (hormon seksual mashkullor) gjatë kohës që zhvillohej ndeshja. Por, ndërsa ndikon në rritjen e testosteronit, futbolli ka edhe një anë negative për ata tifozë, ekipi i të cilëve humbet. Kjo, pasi prodhon kortizonin hormonin e stresit.