Adele, me fustan nga perdet?

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjeve në qilimin e kuq, Adele rrallë herë largohet nga mgjyra e zezë. Por ajo bëri një paraqitje të paparashikuar në Grammy Awards, në Los Angeles, të dielën mbrëma.
Adele kishte veshur një fustan me stil të veçantë, me ngjyrë të kuqe, me lule, derisa pozonte për fotografët në Staples Center.
Adele gjithashtu zgjodhi rastin për shfaqjen e tatuazhit të ri, dedikuar Angelos, birit të saj - një "A" e madhe prapa veshit të djathtë. Këngëtarja 24 vjeçare tërhoqi vëmendje me veshjen, që nga fansat u krahasua me artikuj të ndryshëm, duke filluar nga peshqiret, deri tek perdet. Në një faqe shkruante: "Adele ka veshur perdet e nënës së saj si fustan?" Ndërsa një tjetër shtoi: "Me sa duket veshja e Adele u frymëzua nga një divan nga viti 1970 ".Dhe një fans ka shkruar: 'Oh Zot i madh! Adele. Sa qilima janë sakrifikuar për këtë gjë të shëmtuar, që ju e quani fustan?" Ndërsa veshja e saj mund të ketë qenë diskutabile, Adele ka dëshmuar suksesin e saj sërish, duke fituar si "Performuesja më e mirë pop", me këngën "Set fire to the rain". /Indeksonline/