E Diel, 1 Nëntor 2026

Fergie: Ju garantoj që nuk do të jetë 0-0

Sir Alex Ferguson ka deklaruar se i garanton të gjithë se sfida mes Real Madrid dhe Manchester United nuk do të jetë ndeshje e mbyllur e pa gola.

"Për mua është një sfidë fantastike që vë përballë dy skuadra me reputacion të madh. Ne bëmë më të mirën në Premierligë dhe mendoj se duhet të tregojmë të njëjtën gjë edhe në Evropë. Ekipi im është i aftë këtë vit për ta fituar Ligën e Kampionëve sepse kemi shumë individë cilësor në skuadër. Kjo sfidë është një nga më të rëndësishmet në karrierën time. Do të luajmë ndaj Ronaldos i cili është zhvilluar edhe më shumë si lojtar në Real Madrid. Unë ju garantoj që sfida nuk do të përfundoj 0 me 0. Unë do të dëshiroja që kjo sfidë të zhvillohej në Wembley, është fatkeqësi që njëra skuadër do të eliminohet që tani" deklaroj Ferguson./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›