Adele mohon të jetë fjalosur me Chris Brown

Këngëtarja britanike, Adele i ka hedhur poshtë spekulimet se ajo dhe Chris Brown u përfshinë në një sherr verbal gjatë ceremonisë së ‘Grammy Awards’.
Ishte përfolur se ajo dhe Chris u fjalosën lidhur me këngëtarin Frank Ocean në momentin kur ky i fundit doli të marrë çmimi ‘Best Urban Contemporary Album’ ku të gjithë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur përveç Chris.
Spekulimet për këtë fjalosje dolën duke u bazuar në një fotografi të publikuar të Adele dhe Chris ku besohet se ata po grindeshin.
Këtë gjë e ka mohuar Adele nëpërmjet rrjeteve sociale dukei hedhur posht.
"Chris Brown dhe unë në fakt ishim duke e komplimentuar njëri tjetrin në atë fotografi”, ka shkruar Adlele./Indeksonline/