Jo eutanazi, por qendër për pacientët në grahmat e fundit
Emanuela Sako / Magdalena Alla
Diskutimi për eutanazinë është futur në një rrjedhë të pakthyeshme të pjesës intelektuale dhe qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë edhe pro, edhe kundër eutanazisë. Fakti që pacientët jetojnë falë aparaturave për vite me radhë dhe trajtimi mjekësor bëhet vetëm nga familjarët ka shkaktuar një reagim të opinionit publik. Pikërisht nisur nga historia e hidhur e familjes së Skënder Gogës i cili është prej 5 vitesh në gjendje koma ka nxitur debatin pro dhe kundra eutanazisë. Në fakt ajo që po e vuan më shumë këtë histori është bashkëshortja e saj e cila është ngujuar duke i shërbyer burrit të saj të cilinë konsideron më shumë të vdekur se i gjallë.
Opinione të ndryshme shprehen në implementimin e një ligji për të pranuar eutonazinë dhe marrjen e vendimit nga personi, familjarët dhe një grup mjekësh. Këto dy ditë Shekulli ka botuar reagime të ndryshme nga shoqëria civile, por sidomos edhe nga dy komunitetet fetare në vend; atij mysliman dhe katolik.
Mjekët shpjegojë se koncepti eutanazi ndahet në dy lloje; në eutanazi aktive, kur pacienti i jep fund jetës nëpërmjet injeksioneve, dhe në eutanazi pasive, kur pacientit i hiqen aparaturat. Dr. Arjan Harxhi, i cili shërben pranë spitalit Infektiv në QSUT thekson se në Shqipëri nuk ka ende një qendër. Sipas tij i duhet shoqërisë civile dhe Ministrisë së Shëndetësisë të kërkojë ngritjen e një qendre të veçantë për trajtimin e këtyre pacientëve. Unë personalisht jam kundër eutanazisë. Unë mendoj se është ende herët për të bërë një ligj. Gjërat në Shqipëri zgjidhen sipas rastit, nuk i zgjidh ligji. Bërja e një ligji në Shqipëri mund të sjellë që ky ligj i hartuar nuk mund të implementohet siç duhet. Ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve në Shqipëri. Mjekësia nuk është në një stad zhvillimi, që të thotë nëse një person jeton apo nuk mund të jetojë më, pohon Arjan Harxhi.
Nga ana tjetër, drejtori i Politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shprehet se vendi ynë është shumë herët për të ndërmarrë një nismë për hartimin e një ligji që të lejojë eutanazinë. Kjo stepje vjen për shkak se në vendin tonë ligjet nuk zbatohet siç duhet dhe rastet e eutanazisë mund të keqinterpretohen dhe mund të shkaktojnë polemika të ashpra. Unë personalisht jam kundër eutanazisë, jo si një e drejtë njerëzore që duhet respektuar, por si një detyrim ligjor nesër, me të cilin nuk duhet abuzuar. Ne jemi një vend që nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, përkundrazi, por ne në përgjithësi nuk i respektojmë ligjet, ndaj mendoj se është shumë herët të pranojmë eutanazinë. Së dyti, jemi një vend dhe një popull që e duam jetën dhe mendoj se eutanazia është një mendim dhe një vendim tejet personal, pohon Pipero.
Pranohet vetëm nëse familjarët insistojnë
Klodiana Spahiu, deputete e PS
Personalisht jam kundër eutanazisë. Mendoj se mund të ndodhë vetëm nëse insistojnë familjarët. Ne në shqipëri nuk kemi një qendër të mirëfilltë për trajtimin e pacientëve me probleme të tilla, si rasti i zotërisë. Në shqipëri ka mjaft njerëz që janë të paralizuar, por zemra i punon dhe këta persona nuk mund të trajtohen në shtëpi, por në një qendër të mirëfilltë trajtimi. Kjo mund të bëhet vetëm nëse familjarët insistojnë.
Askush ka të drejtë te marrë vendim për humbjen e jetës
Hetem Ruka, Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
Unë jam kundër eutanazisë. Jam për të respektuar jetën jetën deri në momentin e fundit, Domethënë, që nga momenti i ngjizjes dhe deri në fund të jetës. Askush nuk e ka të drejtën të marrë një vendim për humbjen e jetës nëpërmjet eutanazisë. Edhe në rastin e personit që është në koma, mendoj se ai duhet të jetojë sa të jetë e mundur.
Mjekësia nuk pëcakton dot nëse pacienti nuk mund të jetojë
Arjan Harxhi, mjek
Unë personalisht jam kundër eutanazisë. Unë mendoj se është ende herët për të bërë një ligj. Gjërat në Shqipëri zgjidhen sipas rastit, nuk i zgjidh ligji. Bërja e një ligji në Shqipëri mund të sjellë që ky ligj i hartuar nuk mund të implementohet siç duhet. Ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve në Shqipëri. Mjekësia nuk është në një stad zhvillimi, që të thotë nëse një person jeton apo nuk mund të jetojë më.