Ministri Olldashi firmos marrëveshjen me Bashkinë e Orikumit për ujin e pijshëm

Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, firmosi sot marrëveshjen për furnizim me ujë të pijshëm dhe ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në Bashkinë e Orikumit.
Ministri Oldlashi tha se falë këtij projekti në zonën turistike të Orikumit nuk do të mungojë ujë, ndërsa impianti i ujërave të zeza do të ndihmojë në pastrimin e vijës bregdetare të kësaj bashkie, e cila gjatë sezonit turistik pret mijëra turistë.
Olldashi po ashtu theksoi se qeveria shqiptare synon pastrimin e gjithë vijës bregdetare, falë projekteve të ngjashme që do të zbatohen në gjithë vendin.