E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern Mynih, vetëm fati mund ta dënojë ekipin e Jup Hejnkesit

MYNIH - “Ne e dimë çfarë kërkojmë, gjithmonë e kemi ditur, ndoshta fati nuk na ka ndihmuar ndonjë ndeshje, siç ishte finalja e një sezoni më parë ndaj Çelsit, por nuk ndodh gjithnjë kështu. Ndaj Barcelonës gjithnjë ka qenë e vështirë, edhe atëherë kur Bajerni ka fituar. Por i referohem gjendjes së ekipit tim, besoj se do të jemi finalistë.” Janë këto fjalët e trajnerit Hejnkes të Bajernit të Mynihut në konferencën për shtyp, një ditë përpara supersfidës me Barcelonën. Bajerni është ekipi që ka humbur më shumë finale dhe është ekipi i dytë që ka prekur gjysmëfinalet më shumë. Duke e krahasuar me Barcelonën, ka fituar më shumë Ligën e Kampioneve, por shifrat në përballje direkte pak vlejnë.

Barcelona dhe Bajerni e kanë fituar nga 4 herë Championsin, por nëse dekadën e fundit katalanasit e kanë fituar 3 herë, Bajerni ka humbur dy finale. Prandaj edhe trajneri Hejnkes i referohet fatit. A do ta ndjekë fati i keq sërish Bajernin e Mynihut? Kjo mbetet për t’u parë në ndeshjen e së martës në mbrëmje, ku “Allianz Arena” do të shijojë një ndeshjet më të bukura, pas finales së sezonit të kaluar kundër Çelsit.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›