E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Morati konfirmon trajnerin Stramaçoni tek Interi

MILANO - Ka mjaftuar një fitore e Interit, që presidenti Masimo Morati të bëjë një kthesë sa i përket çështjes së trajnerit. Numri një i klubit zikaltër ka konfirmuar trajnerin në detyrë, Stramaçonin. Si duket, fitorja e arritur me shumë mund ndaj Parmës i ka rikthyer buzëqeshjen presidentit të Interit, i cili është shprehur: “Të dielën skuadra luajti me ekuilibër dhe krenari, por shpesh kritikat ndaj nesh janë të tepruara. Duhet të kemi parasysh se po luajmë me një mal me dëmtime.”

Tifozët e Interit kanë kritikuar gjatë ndeshjes së fituar 1-0 drejtorin teknik Marko Branka, sepse sipas tyre, te zikaltërit mungon projekti për të ardhmen. Morati përgjigjet: “I respektoj mendimet e të tjerëve, por nga jashtë nuk njihen situatat dhe jepen gjykime të prera. Po mendojmë për sezonin e ardhshëm, por është e vështirë kur ke kaq shumë dëmtime.”

Duke mbetur tek sezoni i ardhshëm, Morati përsërit atë që ka thënë edhe më parë: “Stramaçoni do të jetë sërish trajneri i Interit sezonin e ardhshëm.”

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›