E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina Tahiri në lidhje dashurie?

Pak ditë më parë, këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri bëri të ditur se, do të jetë pjesmarrëse në spektaklin, ‘Dancing With The Stars’ në Maqedoni.

Përveç se provat po i shkojnë mirë, duket se Adelina ka gjetur edhe një person që po kujdeset për të, në një mënyrë të veçantë. Këngëtarja, ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale me një buqetë lulesh duke treguar se ato i’a ka dhuruar partneri i saj në vallëzim, valltari Vanco.

Nuk dihet nëse në mes tyre po “zihet” diçka e këtë gjë mund ta zbulojmë vetëm në ditët në vijim.

Sektakli, ‘Dancing With The Stars’ përveç në vallëzim, i ka bërë bashkë shumë nga këngëtaret tona me partnerët e tyre edhe në një mënyrë tjetër, duke krijuar lidhje dashurie.

Së fundmi, një çift që ka dalë nga ky format e të cilët madje edhe kanë kurorzuar martesë janë, këngëtarja, Soni Malaj dhe ish partneri i saj në vallëzim, Mirko.

Ndërkaq, spekulime kanë qarkulluar edhe për bukuroshen nga Kosova, Agnesa Vuthaj për të cilën, thuhet se ka qenë në lidhje me Simone Pigliacelli gjatë kohës sa ishte pjesë e ,’Dancing With The Stars’ në Shqipëri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›