E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori “kopjon” veshjen e Britney Spears

Aktori, Russell Crow dhe këngëtarja, Britney Spears në karrierën e tyre mund të shënojnë një gjë të përbashkët, e ajo është veshjen. 

Britney Spears veshjen e mësipërme e kishte pasur në videoklipin ‘Toxic’ disa vite më parë ndërkaq, Russell, njësoj është veshur në filmin, ‘Les Miserables’.

Në trajtën e shakasë, një fans ka evidentuar se karakteri i luajtur nga aktori i famshëm ka veshje të ngjashme me atë që mban këngëtarja, e cila shfaqet si një stujuardesë seksi në klipin e hitit të saj.

Fansi i aktorit ka shoqëruar këtë foto, me një të shkruar në Twitter: "Hey Britney, e shikon!? Edhe Russell Crowe, me siguri, është një fans i yti!...".

Këtë gjë,Russell e ka marrë me të qeshur, duke e postuar foton në profilin e tij, në rrjetin social./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›