Adelina Tahiri është një nga këngëtaret e reja, e cila shpesh është vënë në shënjestër të mediave dhe historive rozë.
Gjatë javës së kaluar, gazetat në Shqipëri, publikuan një intervistë të Noizyt, ku ai ka bërë një deklaratë për një lidhje me Adelinën.
Këngëtarja ka pohuar me bindje se s’ka të bëjë fare me këtë lajm, pasi Noizy-n thjesht e respekton si artist dhe bashkë janë takuar vetëm dy herë.
"Unë nuk i kam parë gazetat, por një miku im ma ka thënë këtë lajm. Nuk është fare i vërtetë dhe atë intervistë nuk e ka dhënë Noizy, mesa kam marrë vesh edhe pas komunikimit vetë me atë. Unë në jetën time dy herë e kam takuar Noizy-n dhe nuk ka pasur kurrë një raport më shumë sesa miqësor apo respekt reciprok, ka thene ajo per "Mapo", duke përfunduar:
"Nuk dua ta komentoj gjatë këtë gjë, pasi nuk ka asnjë lloj rëndësie për mua. E thashë më sipër si është e vërteta. Nuk dua të diskutoj më rreth kësaj." /Indeksonline/