E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërroi jetë këngëtarja Goldie

Këngëtarja Susan Oluwabimpe Harvey, e njohur gjërësisht si Goldie, ndërroi jetë sot pas një sëmundje të shkurtër.
 
Këngëtarja nigeriane e muzikës pop (31 vjeçare) u ankua për dhimbje koke, pasi u kthye në atdheun e saj, pas qendrimit ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Grammy”. 
 Brenda disa orësh, gjendja e saj u përkeqësua papritmas dhe dërgimi urgjent në spital nuk mundi t’i shpëtonte jetën.
 
Goldie, një artiste me famë ndërkombëtare, ka fituar disa çmime prestigjioze muzikore dhe përdori famën e saj për të dalë triumfuese edhe nga edicioni i fundit i “Big Brother” nigerian.
 
Përkeqësimi drastik i shëndetit të saj, ka befasuar edhe mjekët, të cilët akoma nuk janë në gjendje të përcaktojnë arsyet e vdekjes. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›