E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina na bënë sërish kurioz për djalin në foto

Pas përfundimit të garës në 'Dancing with the Stras' në Maqedoni, këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri ka filluar aktivitetet e saj që kishte lënë anash.
Pas disa ditëve qëndrimi në Kosovë, ajo ka udhëtuar drejt Shqipërisë, dhe për momentin është duke qëndruar në Tiranë.

Vet këngëtarja nëpërmjet rrjetit social twitter na dërgon këtë foto, duke na bërë kurioz për djalin që gjendet për krahë saj. Edhe pse shpesh herë ka mohuar lidhjet kinse si të spekuluara, është vet ajo që i nxit edhe më tepër ato..

Në intervistën e fundit që ka dhënë për bluotooth, ajo ka deklaruar se nuk ka çfarë të fshehë asgjë, pasi është 21 vjeçare dhe ka të drejtë për një lidhje, por që për momentin nuk ekziston një gjë e tillë.

Ndoshta, do të jetë vet Adelina që do të na njoftojë nëse ka diçka të re në jetën e saj. Përndryshe, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do vjen me këngën dhe klipin më të ri, e që adhuruesit po e presin me padurim./indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›