E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta së shpejti këngë me videoklip

Këngëtarja Genta Ismajli sapo ka përfunduar këngën e saj më të re, të cilës i ka realizuar edhe videoklipin.

Ky ka qenë paralajmërimi i Gentës në rrjetin social facebook, për të gjithë adhuruesit e saj, se kënga është gati dhe do të lansohet së shpejti."Pershendetje te dashur fansa, desha te ju informoj se kenga e re sapo ka perfunduar dhe do te publikohet se shpejti me videoklip. Ju uroj dite sa me te mire dhe suksese", ka shkruar ajo në murin e saj në facebook.

Ne vetëm mund të themi se do të presim me krahë hapur Genta, dhe kënga të bëhet një hit veror, siq ndodh me gjitha këngët tuaja./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›