E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina, paradë performancash për klipin e ri

Sikundër di të vijë gjithmonë edhe këtë herë, në klipin e ri që po realizon Adelina Ismajli premton të vijë në disa versione. Ndërsa ka publikuar disa prej fotove që pasqyrojnë momente të xhirimit të klipit të ri në Francë, Adelina shfaqet nga një pozë në tjetrën me look krejt ndryshe. Herë me një fustan të kuq mjaft shik, më tej si një aristokrate e vërtetë, ndërsa mban një qenush duke vijuar me ndryshime të herëpashershme, derisa shfaqet krejt ndryshe në një moment e veshur si police me syze dhe kapele, e një palë pranga në duar. Kënga dhe klipi janë realizuar nga produksion francez, por detajet nuk dihen ende. Megjithatë ne mësojmë që në këngë nuk ka tradhëtuar melodinë shqipe. Këto lajme vijnë ekskluzivisht nga Parisi, derisa gjatë javës në vazhdim, priten edhe intervistat e para të Adelinës si dhe një reportazh mbi gjithë punën e saj në Francë dhe promovimet e reja të cilat do t’i realizojë këngëtarja. Promovimi i këngës dhe klipit fillon në mediume europiane fillimisht, ndërsa për fansat e saj të cilët tashmë kanë shprehur mosdurimin e tyre, këngëtarja ka arritur marrëveshjen që të hedh në faqen zyrtare të saj www.adelinaismaili.ch këngën dhe klipin e ri. Kompania amë e Adelina Ismailit "IliadaEntertainment" është bërë partner me Universal Music World, gjë që e bën Adelinën artisten e parë shqiptare në Universal. Në fotot e para të klipit të publikuara nga fansat e saj në rrjetin social facebook, shihet një Adelinë e transformuar në jo pak në shtatë personazhe.Dhe ajo që është më e rëndësishme, thuhet se Adelina në këtë projekt nuk ka harruar të tregojë që është shqiptare.Madje në fotot shihen dhe shumë njerëz të kthejnë kokën pas dhe të ndjekin xhirimet e klipit. Veshja është nga John Galliano, make up nga Chanel, flokët Jean Louis David, ndërsa aksesoraret Swarovski. Se çfarë po sjell Adelina, ne duhet të presim deri në javën tjetër që të mësojmë ekskluzivisht nga Parisi ku ky projket do shohë dritën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›