E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet Rudina Xhunga, detajet e ceremonisë në njësinë 5

Gazetarja e njohur e ekranit i ka dhënë fund beqarisë, duke celebruar dashurinë e saj me diplomatin Dritan Hila. Ceremonia diskrete, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Shkëmbimi i unazave, fustani i bardhë dhe koktejli në minibashkinë 5

Rudina Xhunga, gazetarja e mirënjohur e emisionit të përjavshëm “Shqip” në Top Channel i ka dhënë dje fund beqarisë së saj. Ajo ka kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë me analistin Dritan Hila, në një ceremoni gati diskrete; pa bujë, pa praninë e medias dhe fotografëve, duke e ruajtur dhe festuar si ngjarjen më të bukur personale, që i takon asaj dhe jo audiencës. Madje edhe rrethi i saj i gjerë shoqëror nuk ka qenë në dijeni të kësaj ceremonia. Familjarët dhe një rreth i ngushtë miqsh kanë ndarw me Rudinën dhe bashkëshortin e saj këtë ditw tw veçantw nw ceremoninw e celebrimit.

Ceremonia

Edhe pse Tirana dje ka qenë e mbuluar me shi, në minibashkinë numër 5 në kryeqytet nuk është ndjerë fare moti i keq. Aty madje ka qenë festë. Siç ndodh gjithherë kur një çift kurorëzohet. Aq më tepër kur ndodh që ajo të jetë një personazh i dashur për shumë njerëz. Rudina Xhunga e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, ka firmosur aktin e martesës dhe shkëmbyer unazat me ish-diplomatin dhe analistin Dritan Hila. Rreth 20 të ftuar kanë qenë të zgjedhurit për të ndjekur momentin ceremonial, kur çifti firmosi lidhjen në martesë dhe ndau llokumet e këtij rasti. Familjarët dhe një rreth i ngushtë miqsh kanë qenë pjesë e koktejlit të organizuar më pas po në ambientet e minibashkisë 5, në një atmosferë të këndshme, arreduar me shumw shije nga ‘Geraldina Spossa’. Siç na tregojnë disa nga të pranishmit, Rudina ka preferuar të jetë një nuse klas dhe e thjeshtë. Gjë që ia ka arritur. Fustani i saj ka qenë i bardhë bust, po nga salloni ‘Geraldina Spossa’, ndërsa flokët i ka pasur tw mbledhur. Pas koktejlit që ka zgjatur rreth një orë, çifti ka përfunduar edhe këtë ceremoni dasme të thjeshtë dhe mjaft të bukur.

Historia e dashurisë

Rudina Xhunga është një ndër gazetaret femra më të suksesshme në drejtimin e emisioneve politike. Prej vitesh ajo është drejtuese e emisionit “Shqip” në Top Channel. Bashkëshorti i saj, Dritan Hila është me profesion diplomat dhe deri para pak kohësh, ishte punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Aktualisht ai është analist për marrëdhëniet ndërkombëtare. Historia e dashurisë së çiftit u bë publike vetëm pak javë më parë nga një e përditshme shqiptare. Ishin lulet e mbërritura, “tradhtaret” që shpërndanë lajmin fillimisht në Top Channel. Rudina Xhunga, një nga ikonat e gazetarisë televizive në Shqipëri i dha fund beqarisë, fillimisht me një ceremoni të vogël familjare, duke kryer kështu ritin tradicional të fejesës. Bashkëshorti i saj, Dritan Hila nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare. Rudina Xhunga, gazetarja dhe moderatorja televizive e ka nisur rrugën e gazetarisë qysh prej vitit 1994, së pari në faqet e të përditshmeve të kohës. Por duket se dashuria e madhe do të ishte televizioni dhe madje fronti më i egër, ai i debateve social-politike. Deri në vitin 2002 ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, kohë prej së cilës u shfaq në ekranin e Top Channel, ku drejton emisionin “Shqip”. Është autore e tre librave (“Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”) dhe adhuron të flasë për letërsinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›