E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina refuzon nominimin pa flamurin e Kosovës

Njëra prej këngëtareve më të njohura kosovare, Adelina Ismaili, edhe pse dashurinë ndaj flamurit kombëtar e ka treguar shumë herë, në eveliment ballkanike dëshiron të prezantohet si shtetase e Republikës së Kosovës dhe me flamurin e saj.

Ajo së fundmi ka refuzuar nominimin në kategorinë  Artist of the year 2012, në evenimentin e një prej televizioneve më të mëdha në Ballkan me seli në Sofje të Bullgarisë, që transmeton muzikë nga të gjitha trojet e Ballkanit, përfshirë këtu shtete, si Romania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria, i cili për çdo vit organizon eventin e madh të ndarjeve të çmimeve për artistët, këngët, klipet, festivalet e performancat e artistëve nga mbarë trojet e lartpërmendura.

Sipas Kosovapress, Adelina ka kërkuar që të prezantohet me flamur të Republikës së Kosovës, kurse ata ia kanë propozuar që të prezantohet me flamurin e shtetit shqiptar, gjë që kjo nuk ka pranuar, sepse ne kemi shteti tonë dhe flamurin tonë.

Organizatorët si duket nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë këtë kusht, për shkak të reagimit të artistëve nga Serbia. / Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›