Rama PD po pengon reformat
E merkure 22 Shkurt 2012 1659
PS ne mbledhjen e grupit kuvendorKryetari i partise Socialiste Edi Rama ka akuzuar mazhorancen se qellimisht po pengon punen per finalizimin e dy reformave asaj zgjedhore dhe parlamentare. Ne mbledhjen e grupit kuvendor Rama tha se afatet jane te pamjaftueshme ne kushtet kur nuk ka vullnet nga PD per ti cuar perpara.
Jemi shume te shqetesuar lidhur me deshtimin e procesit ne raport me afatet. Sot sipas afatit duhet te ishim drejt finalizimit te reformes zgjedhore ne pak dite te mbetura te shkurtit jemi shume larg ketij objektivi dhe kjo per shkak te nje zvarritje nga pala tjeter theksoi Rama. Sipas tij e njejta gje po ndodh dhe me reformen parlamentare. Reforma parlamentare ka mbetur ne pikat kyce te saj. Nese keto reforma nuk kalojne atehere integrimi eshte i kompromentuar. Pergjegjesi i vetem eshte qeveria shqiptare shtoi me tej Rama. Ai i kujtoi Berishes se integrimi do te jete larg nese nuk ka angazhim per te cuar perpara reformat. Nenvizoj se ne kete aspekt ne do te mbetemi krejtesisht te vullnetshem dhe nga ana tjeter te shprehim shqetesimin qe reforma zgjedhore ne asnje menyre nuk duhet te kompromentohet theksoi ai. Edhe nje dite me pare kryesia e PS shprehu shqetesim per qendrimet frenuese te demokrateve ne komisionet qe po punojne per reformat me te rendesishme ne vend.
ShareTweet
ShareTweet