E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet e reja, Berisha: Fondet për bashki e komuna, shpërndarje transparente

Kryeministri Berisha tha sot se qeveria do të shpërnajë në mënyrë transparente fondet për projektet e reja në qytete dhe komuna. Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, Berisha u shpreh se fondet e projekteve për shkolla, qendra shëndetësore dhe rrugë do të shpërndahen pa lënë pasdore asnjë zonë të vetme.

Ne nuk braktisim asnjë zonë të vetme në zonë, asnjë komunë të vetme.Janë gjithsej 124 projekte, për ujësjellës- kanalizimet, 73 projekte për qendrat shëndetësore, 75 për shkollat e arsimit parashkollor dhe universitar, 128 projekte në ujitje dhe kullim dhe 21 projekte në fushën e cultures, tha ai.

Berisha gjeti rastin të sulmonte kreu e opozitës, duke thënë se gjatë qeverisjes së Tiranës nga Rama këto fonde ishin 3 herë më të mëdha, por janë keqmenaxhuar.

Kur ishte në krye të bashkisë, Rama ka marrë nga kjo qeveri 3 herë më shumë fonde se në kohën e qeverisë së tij, tjetër problem se si i ka menaxhuar ai, u shpreh Berisha. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›