E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumira e fundit për dëshmorin Feti Vogli, homazhet në Pallatin e Kongreseve

Trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli, ka mbërritur në atdhe. Kapiteni paqeruajtës që u vra 4 ditë më parë në Afganistan është sjellë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri me një avion të NATO-s.

Familja Vogli në Baldushk të Tiranës ka katër ditë që ka hapur dyert e mortit, ku ceremonia e homazheve u zhvillua deri në orën 10:00.

Më pas, trupi i Dëshmorit të Atdheut u  transportua drejt Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillohen homazhet me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

I pari që ka zhvilluar homazhe pranë trupit të pajetë të kapitenit Vogli  ka qenë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve. Pas tij, Dëshmorin e Atdheut e ka nderuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.

Feti Vogli do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 13:00. Ai do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve . / G. Ndoja

* * *

Ceremonia mortore e kapiten Voglit, detajet që stonojnë në programin zyrtar

Ceremonia mortore për Kapitenin Feti Vogli, i cili humbi jetën katër ditë më parë në Afganistan, do të kryhet nga shteti shqiptar me të gjitha nderimet që i bëhen një dëshmori. Dje janë publikuar të gjitha detajet e ceremonisë që nga pritja e trupit sot në orën 3 e 15 të mëngjesit e deri tek dreka e përmotshme në orën 15 e 30 minuta. Por mes tyre ka detaje të tjera që stonojnë.

Detaji i parë që bie në sy për keq është ai i ceremonisë mortore në shtëpinë e të ndjerit. Në mënyrë që ceremonia zyrtare të kulmojë në mesditë kur do të mbërrijnë zyrtarët e shtetit, familja është detyruar ta zhvillojë pritjen e saj në mëngjes. Sipas programit zyrtar, ceremonia mortore familjare do të nisë në orën 06 e 45 minuta të mëngjesit dhe do të përfundojë në 10:00. Të afërmit dhe miqtë e Feti Voglit duhet ngrihen me natë që të kapin ceremoninë mortore pasi dielli do të lindë në orën 06 e 24 minuta, vetëm 20 minuta përpara ceremonisë. Në orën 10 trupi do të merret nga shtëpia dhe do të dërgohet në Pallatin e Kongreseve ku është planifikuar të bëhet ceremonia zyrtare.

Në këtë pikë vihet re një tjetër detaj që stonon. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti është Komandanti i Forcave të Armatosura, por sot ai do të jetë zyrtari i fundit në listë. Programi zyrtar ka përcaktuar se zyrtari i parë që do të zhvillojë homazhe tek trupi i të ndjerit do të jetë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe pas tij do të vijë Shefi i Shtabit. Në orën 12:25 është rradha e kryeministrit Sali Berisha që të zhvillojë homazhet. Ora 12:30 12:35 – Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit; Ora 12:35 12:40 – Zhvillimi i homazheve nga Presidenti; Ora 12:45 13:00 – Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore,- thotë programi zyrtar i ceremonisë. Në këtë pikë Posti i Presidentit është renditur pas qeverisë, por edhe pas Kuvendit. e.janina

Programi

Ora 03:15 – Pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit

Ora 03:20 – Trumpetat njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni

Ora 03:20 03:25 – Përgatitja për fillimin e lëvizjes për tek automjetet

Ora 03:25 03:30 – Ecja me arkivolin mbi supet e ushtarakëve për 200 m deri tek makina e

funeralit

Vendosja e arkivolit në makinën e funeralit

Pjesëmarrësit zënë vendet e tyre nëpër makina

Ora 06:45 10:00 – Ceremonia mortore familjare

Ora 10:00 10:45 – Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 11:00 – Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 12:15 – Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 12:20 – Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 12:30 – Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 12:35 – Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 12:40 – Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 13:00 – Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00 – Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 13:05 – Himni Kombëtar

Ora 13:05 13:10 – Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 13:11 – Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 13:25 – Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të

Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 13:50 – Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 14:00 – Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e

tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 14.07 – Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan DEMIRI

Ora 14.07 14.17 – Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në

vendin e varrimit

Ora 15.00 – Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 15.30 – Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30 – Dreka e përmortshme

* * *

Ministria e Mbrojtjes i akordon titullin Dëshmor i Atdheut kapitenit Feti Vogli, i cili u vra 4 ditë më parë gjatë një sulmi në Afganistan.

Në një njoftim për shtyp të dhënë 3 ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se varrimi i Kapitenit Feti Vogli do të bëhet në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit, ndërsa në lidhje me detajet e tjera të ceremonisë mortore do të shprehet pas përcaktimit të kohës së mbërritjes në atdhe të trupit të tij.

Gjithashtu, në njoftimin për shtyp, Ministria e Mbrojtjes jep me detaje dinamikën e ngjarjes në Afganistan.

Më datën 20. 02. 2012 në orën 16. 30 sipas orës lokale të Kandaharit, gjatë një misioni inspektimi dhe shoqërimi në rajonin SHADIZI ROBAT në afërsi të Bazës Ushtarake në SPIN BOLDAK, Grupi i Parë Special i Kontingjentit EAGLE 4, që vepron në kuadër të operacionit ISAF, ka rënë nën zjarrin e befasishëm të një efektivi të policisë lokale afgane.

Si rezultat i zjarrit të befasishëm kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një amerikan. Grupi i ushtarakëve të gjendur në këtë situatë të rëndë, ka reaguar me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, duke bërë të mundur arrestimin e personelit të Policisë Afgane të përfshirë në ngjarje. Nga strukturat operacionale të NATO-s janë marrë masa të menjëhershme për evekuimin mjekësor ajror të të tre të plagosurve. Komandanti i Grupit, Kapiten Feti VOGLI nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që të dy ushtarakët e tjerë janë futur menjëherë në sallat e operacionit.

Në orën 20:49 sipas orës lokale, ose orës 17:19 sipas orës së Shqipërisë, autoritetet komanduese të misionit ISAF kanë raportuar humbjen e jetës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spital për ushtarakun e dytë shqiptar. Ky lajm i është bërë i ditur publikut përmes komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes të orës18:30 të datës 20. 02. 2012, pasi ishin njoftuar më parë familjet e ushtarakëve. Në orën 22:34 sipas orës lokale, ose orës 19:04 sipas orës së Shqipërisë autoritetet komanduese të misionit ISAF kanë raportuar se Nëntetar Aleksandër Peci kishte përballuar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe ishte në jetë.

Ky lajm i është bërë i ditur publikut përmes komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes të orës 20:30 të datës 20. 02. 2012. pasi ishte njoftuar më parë familja e Nëntetar Aleksandër Pecit. Rreth orës 23.00 të datës 20. 02. 2012 Ministria e Mbrojtjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›