E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dashuruar në lëkurë

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 16:28

Këngëtarja Nora Istrefi është e dashuruara pas veshjeve të lëkurës. Kështu, nga paraqitjet e deri tanishme skenike, Nora nuk ka shumë respekt për kafshët.

Këtë e kemi parë edhe gjatë festave të fundvitit, kur Nora ka qenë shumë e angazhuar por edhe kësaj radhe ajo ka pasur të veshura tesha të lëkurës.

Përveç angazhimit të saj nëpër programe festive të televizioneve tona, Nora është kujdesur që për fansat e saj të sjellë disa foto të reja.

Ajo ka bërë disa foto shumë të bukura tek e cila dominon ngjyra e zeza e cila është veshur e gjitha në lëkurës.

Nora edhe më parë ka veshur tesha të këtilla dhe po vazhdon të mbetet në trende të njëjta duke veshur tesha të lëkurës.

Ndryshe, këngëtarja Nora Istrefi pak para festave i është ndaluar pesë vjet pjesëmarrja në festivalin Kënga Magjike nga organizatori i këtij festivali, Ardit Gjebrea.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›