Adem Demaçi viziton shkrimtarin Sulejman Krasniqi

Prishtinë, 6 Gusht, NOA /Bardhyl Selimi - Ditët e para të gushtit, u ndodha në shoqërinë e miqve të mij shkrimtarë kosovarë,
Adem Demaçi, Agim Gjakova e Gani Ratkoceri. Në bisedë e sipër, ra fjala edhe për
shkrimtarin e njohur Sulejman Krasniqi. Ademi shprehu dëshirën ta takonte atë, aq
më tepër se kohët e fundit, Sulejmani nuk ka qenë mirë me shëndet.
Para Vitit të Ri, i
pata telefonuar duke i treguar se pseudoshkencëtari Kapllan Resuli e kishte
përmendur edhe Sulejmanin duke e stigmatizuar për qëndrimin e tij atdhetar.
Ashtu, me zë të mekur dhe i dobët fizikisht ai mu përgjigj pak a shumë Bardhyl, mos u merr me ata që i kemi hequr tashmë nga lista e shqiptarëve.
Sulejmanin e njoh që 40 vjet
Është shkrimtar që ka shkruar kryesisht për Kosovën- tha Ademi. -Po- miratova
unë, duke kujtuar romanet Qielli i përflakur (1974), Prijësja e komitëve(1975),
Mic Sokoli (1979), Besëlidhja shqiptare (1980), Pushka top, Bajram Curri
(1982), Dardanët (1985), Rrëfimet e majorit (1993), Rapsodia e kosovares
(199) e shumë të tjerë me temë historike.
Lindur në vitin 1937 në fshatin Hocë e Vogël të komunës së Rahovecit, Sulejmani u
shkollua dhe u rrit me ndjenja patriotike dhe dëshirën e madhe për bashkimin e
Kosovës me Shqipërinë. Për këto mendime, në Kosovë atë e burgosën. Në vitin 1958
u arratis për në Shqipëri ku e pritën kampet e punës në jug ku përfundonin shumica e
kosovarëve të ardhur në atdheun mëmë. I mësuar me punë të rëndë të vreshtarit, i
riu kosovar u qëndroi provave dhe arriti të regjistrohet student dhe të kryejë studimet
për gjuhë e letërsi shqipe, ndonëse i ofruan fillimisht të bëhej mësues fizkulture.
Talenti i tij letrar shpërtheu shumë shpejt dhe në vitin 1982 doli si shkrimtar në
profesion të lirë.
Siç tregon vetë, zoti Krasniqi zgjodhi të trajtojë temën historike pasi e kuptoi që
vetëm kështu ai mund të mbrohej nga censura e rrepte komuniste, aq më tepër që në
pasaportë i kishin shënuar si vendlindje Jugosllavinë aq të urryer nga shqiptarët e
atjeshëm. Ka fituar Çmimin e Republikës, është dekoruar me Urdhërin e Punës.
Unë u tregova i gatshëm ta shoqëroja Ademin në vizitën që do i bënte shkrimtarit të
shquar. Duke kërkuar banesën e tij në rrugën Kongresi I Lushnjës, ku janë bërë
shumë ndërtime, ndeshëm një burrë nga Shtyllasi i Fierit ku Sulejmani ka qenë i
internuar fillimisht. Ai ruante kujtimet më të mira për të, ndonëse se kish takuar dot
prej dhjetëra vitesh. Në shtëpi na pritën e shoqja, burrneshë nga Drenica dhe fëmijët,
Derandi, Albana e dy mbesat. Sulejmani qendronte i shtrirë, por sapo na pa, u ngrit
ndenjur dhe donte të na bënte muhabet. Ademi, i përmalluar, e përqafoi dhe i tha:
Edhe ju keni ndihmuar me veprat tuja në pavarësimin e Kosovës!.
Ndonëse në këtë gjendje të rëndë shëndetësore, Sulejmani- na thosh Mira, e shoqja, -
herë pas here kërkon tia afrojmë Laptopin sepse shkruan ende. Si fakt, ishte edhe
libri i tij, botuar këtë vit, Rebeli i bajraqeve sërish me temë nga historia jonë e
fillim-shekullit XX.
b.s/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/28219-adem-demaci-viziton-shkrimtarin-sulejman-krasniqi","title":"Adem Demaçi viziton shkrimtarin Sulejman Krasniqi","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")