E Bija e Hënës dhe e Diellit, nga Tirana udhëton drejt qyteteve të tjera
Në aktivitetin e tij Teatri Kombëtar i Kukullave vazhdon të gjejë forma të reja, që ti ketë sa më pranë fëmijët. Kjo është pohuar disa kohë më parë dhe nga drejtoresha e këtij institucioni Klaudia Hila dhe duket më së miri me repertorin e pasur, që ky institucion
shfaq para publikut të vogël. Teatri i Kukullave vjen këtë sezon veror me një risi artistike. Në një kohë kur të gjithë institucionet e tjera artistike kanë periudhën e pushimeve dhe i kanë mbyllur të gjitha aktivitet artistike Teatri i Kukullave në Tiranë vijon të jetë i zhurmshëm nga provat që bëhen në këto mjedise me trupën më të re të këtij institucioni kulturor. Për herë të parë një fond nga Ministria e Kulturës i akordohet Teatrit të Kukullave, pas një projekti propozuar nga drejtori i përgjithshëm z. Flamur Shehu dhe drejtoresha e këtij institucioni, znj. Klaudia Hila, u bë e mundur që për tetë muaj duke nisur nga maji deri në dhjetor një grup të rinjsh, regjisorë, aktorë, skenograf, do të punojnë pranë këtij institucioni për të vënë në skenë shfaqje, të cilat do të jenë në repertor të këtij teatri, por dhe do të jenë shfaqje shëtitëse nëpër Shqipëri, për të shkuar pikërisht atje ku ka fëmijë dhe për të risjellë në vëmendje këtë institucion kulturor, siç është Teatri i Kukullave, i cili për hir të së vërtetës e ka humbur shumë traditën e tij nëpër qytete dhe është thuajse inekzistent.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"