E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adem Jashari ikona e aeroportit te Prishtines

Nderimi Ceremoni per vendosjen e emrit te heroit te UCK-se

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines nga dje ka marre emrin e komandantit legjendar te UCK-se Adem Jashari. Vendimi per kete emertim ishte marre kohe me pare nga Qeveria ne doreheqje e Kosoves kur u vendos qe edhe autostrada VermicendashMerdar te pagezohet me emrin e Ibrahim Rugoves. Ne ceremonine e emerimit te ANP-se me emrin Adem Jashari fillimisht drejtori Agron Mustafa foli per te arriturat dhe per nderin qe i behet keshtu ketij aeroporti. Pastaj Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi rikujtoi se 28 Nentori eshte festa me e rendesishme kombetare shqiptare meqe me kete date lidhet krijimi i shtetit shqiptar liria dhe nderi kombetar se ne kete dite me 1955 u lind personaliteti qe i priu luftes clirimtare te Kosoves komandanti legjendar i UCK-se Adem Jashari. Emri i Adem Jasharit do ti shoqeroje udhetaret qe fluturojne ose aterrojne nga e ne kete aeroport nga qielli i Kosoves se lire - tha Krasniqi duke krahasuar krenarine qe duhet te ndiejne ashtu si ata te aeroportit te Parisit qe mban emrin e Sharl De Golit. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci vleresoi vendimin e Qeverise qe drejton si shume te goditur dhe uroi qe ky aeroport ta mbaje me nder emrin kurse Sabit Brokaj nga Shqiperia emri i te cilit eshte i lidhur me UCK-ne e komandantin e saj Adem Jashari e quajti nder per kete aeroport emrin qe mori. Ne emer te familjes Jashari u falenderua Rifat Jashari.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›