E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeve: Në veri, çështja ka të bëjë me kriminalitetin

Prishtinë -Zëvendës-shefi i misionit evropian për drejtësi dhe polici në Kosovë (EULEX), Roy Reeve, i tha BBC-së se ai pret që çfarëdo përpjekje për të vendosur rendin dhe ligjin në veri do të kundërshtohet.
Ai tha se çështja në këtë pjesë të Kosovës mund të mos jetë politike, por ajo ka elemente të kontrabandës, krimit të organizuar dhe të bashkëpunimit të fuqishëm të bandave serbe e shqiptare.

Sipas tij, roli i EULEX-it nuk është të ndërmjetësojë, por të inkurajojë palët që të zhvillojnë bisedime për të gjetur zgjidhje për problemet.

Grupe serbësh kanë protestuar në ditët e kaluara kundër rifillimit të punimeve në rindërtimin e disa shtëpive të banorëve shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.

Reeve tha se Beogradi zyrtar ka një ndikim në veriun e Kosovës dhe nënvizoi se është inkurajues fakti se incidentet janë dënuar nga vetë zyrtarët serbë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›