E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adi Krasta, mbi grimin e prezantueseve

Adi Krasta, një nga prezentuesit, por edhe gazetarët më të vlerësuar nga publiku shqiptar, nuk është i kënaqur me paraqitjet e prezentueseve shqiptare.

Duke kujtuar prezantuesen italiane Ambra Angolini dhe programin e suksesshëm të viteve ’90-të, “Non e la Rai”, gjatë një interviste për mediat shqiptare, Krasta bëri një krahasim interesant të mënyrës se si grimohen prezantueset në televizionet e Perëndimit, dhe në ato shqiptare.

Ai theksoi se ka një “problem të madh” me bishtin e zi të penelit, që vajzat tona bëjnë mbi sy.
“Ndryshe nga televizionet italiane, zonjat dhe zonjushat në televizionet shqiptare grimohen shumë keq. Është ai bishti i syve i tmerrshëm që bëjnë femrat shqiptare, që bën menjëherë diferencën… Mendoj që bishti i syve të femrave shqiptare është një nga faktorët që ne nuk bëhemi pjesë e Evropës dhe është një tregues mjaft i rëndësishëm”, përfundoi Adi Krasta. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›