E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blero “çmendet” pas Beyonce

Kush mund ta ketë ndjekur mbrëmë ngjarjen e ‘Super Bowl’ ku pa dyshim që e tërë vëmendja ka qenë e drejtuar nga këngëtarja super seksi, Beyonce, “i’a beson” këngëtarit Blero i cili duket se ka qenë në mesin e shumë personave që e kanë pritur këtë performancë.

Blero na ka lënë të kuptojmë se ka qenë në pritje të Beyonces nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ku madje ka publikuar edhe një fotografi në pozë tejet seksi të Beyonces.

“Ju që jeni tu e kqyr Super Boël kallxoni drejt që jeni tu e prit veç ni sen për shembull…”, ka shkruar Blero.

E duke marrë parasysh performancën mjaftë ipmenjative të Beyonces mbrëmë, besojmë që dëshira e Bleros është realizuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›