Justin Timberlake e quan bushtër Britney Spears

Lidhje me këngëtaren Britney Spears i ka lënë Justin Timberlake një shije të hidhur. Çifti kishin së bashku për një kohë të gjatë ndërkaq lidhjes i patën dhënë fund në vitin 2002 për shkak që Britney e kishte tradhtuar me koreografin, Wade Robson.
Tradhtia e kishte lënduar shumë Justin i cili, menjëherë pas ndarjes, i kushtoi asaj hitin e famshëm ‘Cry Me a River” i më pas cili i siguroi atij çmime të shumta.
Ndërkaq, mbrëmë gjatë spektaklit në ‘Super Bowl’ thuhet se, para se Justin të ngjitej në skenë, ai rezervoi pak minuta për ta quajtur ish të dashurën një bushtër.
“Ndonjëherë në jetë ju mendoni se keni gjetur personin e duhur. Por, më pas ju e kuptoni se ajo është thjeshtë një bushtër”, citohet të kenë thënë Justin ,ndonëse kjo gjë nuk është kapur nga kamerat.
Tani, Justin është i martuar me aktoren Jessica Biel ndërkaq, së fundmi ai ka sjellë këngën e tij të re, ‘Suit &Tie” në bashkëpunim me reperin, Jay Z./Indeksonline/