Lamtumira e Rozanës

Rozana Radi do të vijë në një duet të dytë me Ramadan Krasniqin, për t’i dhënë lamtumirën e përkohshme muzikës, sepse do t’i dedikohet teatrit, biznesit dhe televizionit.
"Së pari më duhet të sqaroj se ndryshe nga bashkëpunimi i parë që kam pasur me Danin, kjo këngë për të cilën po punojmë nuk është baladë, por këngë ritmike dhe doja të provoja diçka të tillë me një nga zërat më të bukur kosovarë. Së dyti kanë kaluar dy vjet nga bashkëpunimi im i parë me të, ndaj mendova për një rikthim. Por bëhet fjalë për një kthim ndryshe,"' ka thënë Rozi për mediat shqiptare.
Krahas duetit, ajo është angazhuar edhe në teatër: "Momentalisht po vë një shfaqje të Milto Kutalit, është një komedi e këndshme ku unë interpretoj krah aktorëve Julian Deda dhe Gent Zenelaj. Më datën 15 shkurt fillojnë provat. Kam ndërmend që të bëj një pauzë të gjatë nga muzika, për t’iu dedikuar teatrit dhe televizionit. " /Indeksonline/