E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adidas për 1

Kompania gjermane Adidas pohon se ka në plan që të prodhojë atlete të lira, që do të kushtojnë vetëm një euro dhe u dedikohen banorëve të shteteve të botës së tretë.

Pritet që seria e parë e atleteve një euro do të prodhohet në Bangladesh në vitin 2010, raporton Deutsche Welle.

Çmimi përfundimtar ende nuk është kalkuluar, ndërsa atlete për një euro është vetëm koncept, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë së dytë në botë për prodhimin e pajisjeve sportive, Jan Runau.

Iniciator i këtij projekti është ekonomisti nga Bangladeshi, Muhamed Junus, i cili në vitin 2006 ka fituar çmimin Nobel për paqe, si themelues i bankës "Gramen", institucion i specializuar që me mikrokredi të ndihmojë të varfrit që të nisin ndonjë punë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›