E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adili këshillon Osmanin: Kujdes nga Gruevski!

Adili kërkon nga Osmani që të tregojë profilin e partisë para se ta hapë atë, nëse do të jetë parti me program kombëtar, si PDSH, BDK dhe BDSH, apo parti me koncept qytetar si BDI, DR apo PPD.

“A do të jetë avancimi i çështjes kombëtare të shqiptarëve nën IRJM, apo do të jetë vetëm rrëzimi i zotit Ali Ahmeti nga pushteti pa pushtet, dhe ulja e tij në kolltukët e buta e të ngrohta të Zotit Gruevski?!”, shtron dilemën Adili.

Sipas informacioneve të FDBK-së, Gruevski falë politikës nacionaliste dhe refuzimit për të ndryshuar emrin, planifikon zgjedhje të parakohshme në pranverë për të fituar një mandat të ri katërvjeçarë. Adili pohon se projekti i Gruevskit për të përzënë nga qeveria BDI-në dhe zëvendësimin e saj me DR-në e Imer Selmanit ka dështuar, prandaj gjykatat maqedone kanë rikthyer dosjet për rastet e Hagës, të cilat prekin edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

“Duhet patur shumë kujdes nga lojërat e Nikolla Gruevskit me shokë”, këshillon Osmanin, kryetari FDBK-së Gafur Adili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›