Bashkëpunimi për integrimin, Meta pret Radoviç
Bashkëpunimi dypalësh, proceset integruese euro-atlantike si dhe zhvillimet ne rajon, ishin temat kryesore që u trajtuan në këtë takim.
Gjatë takimit, Meta Meta dhe Radovič ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehën vullnetin reciprok për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e energjetikës, infrastrukturës, turizmit, tregtisë, arsimit dhe kulturës, duke u fokusuar në projekte dhe investime të përbashkëta në këto sektorë.
Meta rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si dhe vlerësoi ecurinë e procesit të integrimit të tij drejt anëtarësimit në BE dhe liberalizimin e vizave Schengen.