"Vizat", Berisha vlerëson ligjin antidiskrimin
Duke folur për këtë proces, kryeministri Sali Berisha u shpreh se është shënuar një progres thelbësor nga këto institucione në përmbushjen e detyrimeve që u takojnë.
“Fakti është se në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit janë rezultate të prekshme, pra ky proces u shndërrua dhe në një faktor të rëndësishëm të ndryshimit në kahet pozitive të vendit, të modernizimit të plotë, të kontrollit të integruar të kufijve të vendit, të miratimit të ligjeve të reja shumë të rëndësishme , për luftën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe krimit ekonomik në veçanti”, theksoi Berisha.
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ligjin për antidiskriminimin, i cili përbën një bazë ligjore për të luftuar diskriminimin e qytetarëve që për shkaqe të ndryshme gjenden në pakicë, kryeministri vlerësoi aspektin konsensual të ligjit, në hartimin e të cilit janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e drejtuesve të komuniteteve fetare.
“Në këtë kuadër, do të vlerësoja shumë të rëndësishëm ligjin për antidiskriminim, i cili përbën një bazë ligjore për të luftuar demonizimet, linçimet, diskriminimet e qytetarëve që gjenden në pakicë, për shkaqe të ndryshme. Anë pozitive e këtij ligji është sepse në tërësi mund të quhet një ligj konsensual, për faktin se është konsultuar edhe me udhëheqësit e komuniteteve fetare, duke marrë plotësisht parasysh, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre”, tha më tej Berisha.
Kreu i qeverisë ka folur edhe për çështjen e problemeve të romëve dhe egjiptianëve. Shqipëria ka përqafuar nismën “Dekada e romëve”, nismë kjo e organizatës së OKB.
“Qeveria ka bërë një përpjekje të madhe dhe do të bëjë, si për strehimin e tyre, për shkollimin, për regjistrimin e tyre. Dhe kjo pa ndonjë diskriminim, pasi tani me ligjin e miratuar vitin e kaluar, regjistrimi është i detyrueshëm për çdo të fëmijë të porsalindur dhe është një zhvillim shumë pozitiv, për sa i takon çështjes së trajtimit të trafikut të fëmijëve”, tha më tej ai.