Topi uron Sejdiun: Të forcojmë lidhjet tona
“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”, shkruan ndër të tjerash Topi.
“Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”, vijon më tej mesazh i Presidentit Topi.