Adinovic zëvendëson Nixhën

Pas ndarjes me trajnerin Jeton Nixha, klubi i basketbollit Big Brother Bashkimi, e ka emëruar trajnerin e ri. Klubit prizrenas, në vazhdim të kampionatit do ti prijë trajneri boshnjak, Adin Adinovic.
Ky i fundit është trajner i licencuar nga Federata e Basketbollit të Turqisë, ndërsa në të kaluarën ka punuar me klube të njohura turke si Antaliya B?B dhe Mersin B?B. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i klubit prizrenas, Fadil Sahiti.
Jemi marrë vesh në mënyrë korrekte me trajnerin Adinovic. Kemi arritur marrëveshje me të deri në fund të sezonit, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Por, kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë aq gjatë tek ne. Ne, si çdo trajnerit tjetër, edhe atij ia kemi vënë kushtet të cilat duhet ti përmbushë. Ai do të qëndrojë tek ne varësisht prej rrjedhës së kampionatit. Adinovic është trajner i motivuar dhe me përvojë të madhe, theksoi Sahiti, i cili i përsëriti ambiciet e ekipit portokalli për këtë sezon: titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Sipas tij, Adinovic ka përvojë edhe me punën me basketbollistë të rinj, një plus ky për klubin prizrenas, pasi që boshnjaku do të ketë më shumë kohë që të përqendrohet tek ekipi senior, por edhe tek të rinjtë.
Kreu i klubit prizrenas shtoi se Adinovic pritej të arrinte të mërkurën pasdite në Prizren, ndërsa do ta zhvillonte seancën e parë stërvitore me basketbollistët në mbrëmje. Trajneri boshnjak u ka thënë zyrtarëve të Big Brother Bashkimit se do të përkujdeset vet për përforcimet e mundshme, pasi njeh shumë basketbollistë nga jashtë, dhe se do ta marrë përgjegjësinë vet për ata që i sjellë në ekip.
Big Brother Bashkimi dhe trajneri i deritashëm, Jeton Nixha, i shkëputën marrëdhëniet në mes tyre të martën, me një marrëveshje të dyanshme.