Gjilani kërkon Sahitin

Pas largimit të trajnerit Agron Selmani, drejtuesit e Gjilanin mendojnë që ta rikthejnë në krye të shtabit teknik Muharrem Sahitin. Ata e shohin këtë të fundit si njeriun e duhur për ta këndellur klubin Vjollcë.
Zyrtarët e Gjilanit kanë biseduar me trajnerin e këtij qyteti, i cili së fundi ka drejtuar klubin llapjan Hysi.
Ne biseduam me Muharremin. Gjilani shpreson që ai të rikthehet, edhe pse ka obligime të shumta. Në opsion të tij kemi Musa Selimin (kryetar aktual i Federatës së Volejbollit), por ne jemi të përqendruar ekskluzivisht tek Sahiti, i cili e njeh mirë ekipin dhe i cili do ta nxirrte ekipin nga kjo gjendje, theksoi kryetari i klubit gjilanas, Murat Hoxha.
Në anën tjetër, Muharrem Sahiti, pasi ishte larguar nga Hysi, kishte deklaruar se dëshiron të pushojë një kohë. Ai kishte oferta të tjera, por këtë të Gjilanit e konsideron të veçantë, edhe pse nuk ka dhënë ende përgjigje.
Kemi biseduar me zyrtarët e Gjilanit, të cilët më ftuan që të rikthehem. Unë kam refuzuar disa oferta, por kjo e Gjilanit është e veçantë, pasi ky është klubi im i zemrës dhe me të jam i lidhur emocionalisht. Ky ekip është në gjendje të rëndë. Unë nuk kam vendosur ende. Këto ditë tu jap përgjigjen definitive zyrtarëve të Gjilanit, u shpreh Sahiti, i cili periudhën më të madhe si trajner e kaloi pikërisht tek klubi Vjollcë.
Gjilani zë pozitën e fundit në Raiffeisen Superligë me vetëm 10 pikë të tubuara, nga 11 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Në xhiron e 12-të, përkatësisht të parën në rrethin e dytë, Gjilani në fundjavë do ta pres në shtëpi Hysin, nga i cili në ndeshjen e parë u mposht me rezultat 2:0.