Administrata Gjyqesore Ligjet miratojne draftin vetem me votat e mazhorances
Tre ligjeve të pamiratuara nga opozita iu bashkua edhe projektligji për Administratën Gjyqësore. Ky draft ligjor u prezantua nga ministri I drejtësisë Eduard Halimi dhe më pas u diskutua në parim nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Në përfundim ky projektligj u miratua vetëm me anëtarët e mazhorancës, pasi opozita preferoj të bëj disa deklarata politike dhe më pas e bojkotoj votimin në parim.
Ministri Halimi deklaroi në Komisionin e Ligjeve se projektligji për administratën gjyqësore reformon sistemin e drejtësisë.
“Mungesa e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për gjyqësorin pengon transparencën. Me këtë projekt ligj administratës gjyqësore po i jepet statusi që meriton, i cili e mbron e përforcon veprimtarinë e gjykatave. Reforma e administratës gjyqësore, është një nga çelësat kryesore të forcimit të besimit të publikut tek drejtësia”, u shpreh Halimi.
Por, nga ana e saj opozita në komision nuk kurseu akuzat ndaj sistemit gjyqësor.
“Gjykatat janë peng e kancelarëve sekser të gjyqtarëve. Administrata gjyqësore e politizuar. U kundërshtua deklarata e SHBA për 21 janarin, u mbrojtën gjyqtarët e korruptuar”, vlerësoi nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, deputet i PS-së, Fatmir Xhafaj.
Ky draft ligjor, pavarësisht debateve politike mes palëve, morri miratimin edhe para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve nga përfaqësuesi i EURALIUS-it në Shqipëri z.Joaquin Urias.