E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata 'e re', kreu i Komisionit të Shërbimit Civil: Si t’i ruheni shkarkimit

Me ndërrimin e pushteteve pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ekziston një tension i ndjeshëm në radhët e administratës civile lidhur me largimet masive nga puna të shënuara çdo herë me zëvendësimin e qeverive. 

Në një intervistë për gazetën shqiptare, Fatmir Tafaj, kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil, shpjegon fenomenin e largimeve nga puna në administratën civile, si dhe impaktin që do të ketë në këtë kuadër ligji “Për Nëpunësin Civil”. Tafaj thekson se ky ligj shton garancitë e punonjësve për të mos u bërë pre e largimeve masive. 

Legjislacioni i ri parashikon zgjerimin e fushës së veprimit të ligjit për shërbimin civil. Njëherësh përforcon procedurat e largimit nga shërbimi civil duke i dhënë eprorit të drejtën për marrjen e këtij vendimi. Lidhur me gjendjen aktuale të ankimimeve në Komisionin e Shërbimit Civil, Tafaj shpjegon se vërehet një numër i madh rastesh largimesh nga puna të gjykuara të padrejta nga ky KSHC, madje edhe nga gjykatat, por që nuk merren parasysh nga institucionet përkatëse, të cilët nuk zbatojnë vendimet për rikthimin në punë të punonjësve.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›