Administrata i refuzon kandidimin për kreun e PD, Biberaj: Urdhër politik
Aleksandër Biberaj ka akuzuar kreun në detyrë të Partisë Demokratike Sali Berisha se po e pengon për të marrë pjesë në garën për kreun e selisë Blu.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga selia blu, Biberaj bëri me dije se administrata refuzoi kërkesën e tij, për shkak të çështjes së anëtarësisë.
Ai ka sqaruar për median edhe problemin e statutit lidhur me anëtarësinë, duke thënë se ai asnjëherë nuk e ka tërhequr anëtarësinë në PD, dhe realisht vazhdon të jetë anëtar, ndërkohë që FRD e cilëson një kapitull të mbyllur.
Biberaj theksoi se dëshiron të japë kontributin e tij në kushtet e vështira në të cilat ndodhet sot PD-ja dhe demokratët.
Kam dëshirën, vullnetin eksperiencën dhe mbështetjen e demokratëve për të qenë kandidat potencial. Është interpretim i problemit të statusit lidhur me anëtarësinë. Ky është një vendim që i takon kryesisë. Administrata nuk me pranoi . Jam larguar nga FRD dhe nuk kam tërhequr asnjëherë anëtarësimin në PD. FRD histori e mbyllur jam rikthyer për të dhenë kontributin tim, u shpreh ai.
Pyetur për rivalet në garë, ai deklaroi se është shpejt për të folur për rivalë. Për mua shumë rëndësi do të kishte gara e ndershme dhe çdo kandidat do të vlerësohej nga platforma tha ai.