E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shtetësi shqiptare bashkëkombësve, përjashtohet Kosova

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar sot vendimin më të fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në hapësirën e Shengenit, me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë me zonën e Shengenit.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se nga ky proces përjashtohen shqiptarët e Kosovës, për të cilën deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me Bashkimin Europian.

“Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë. Pra me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që ofron bashkëkombasve të saj atë që të tjerët ia kanë ofruar vite me radhë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mrië të shqiptarëve, të paqes dhe stabilitetit ku ata janë tha Berisha.

Ndërsa e cilësoi këtë vendim si të drejtë por të vonuar, kryeministri theksoi se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht.

Është një qëndrim i drejtë tepër i vonuar pasi këtë vendim e kam dekretuar në 17 korrik të 92. Ministria e jashtme, ministria e brendshme duhet të marrin të gjitha masat të instalojnë në datën 1 gusht në të gjitha pikat e parashikuara shërbimin për aplikimin e qytetarëve me shtetësi për të marrë shtetësinë shqiptare.  Dhënien e shtetësisë për ata që investojnë 200 mijë dollarë në Shqipëri bëhet i paqenë pasi ky projekt vendim shtrihet në hapësirën e Shengenit dhe i intereson të gjithë shqiptarët. Shqipëria duhet të miratojë një ligj tjetër për rezidentët sespe e ka jashtë standarteve. Shqipëria duhet të miratojë ligjin në të cilin paraqitja dhe qëndrimi duhet të ketë hapësirat më të mria të mundsHme tha kryeministri.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›