E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kreun e ri të PD-së, Basha pritet të shpallë sot kandidaturën

Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pritet që të shpallë sot zyrtarish kandidaturën për  kreun e Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Sali Berishës.

Kryebashkiaku pritet të dalë në një konferencë për shtyp në orën 13:30 nga selia blu për të komunikuar vendimin e tij në lidhje me garën për kreun e Partisë Demokratike

Ndërkohë, ditën e djeshme Sokol Olldashi bëri publike lajmin për kandidimin e tij në krye të PD duke theksuar se hyn në këtë garë dhe se kërkon që të përfaqësojë denjësisht vlerat e demokratëve.

Partia Demokratike do të zgjedhë lidershipin e ri pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas liderit aktual Berisha pasardhësi i tij do të zgjidhet në fillim të muajit gusht, ndërsa votimi i lidershipit të ri do të bëhet sipas parimit një anëtar një votë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›