Administrata, jo ndikim nga politika
Fatjona Mejdini
Administrata shqiptare nuk mund te jete me e ndikuar nga vajte-ardhjet politike. Ky ishte qendrimi qe shprehu dje, gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri Berisha, ne kuader te miratimit te Strategjise per Administraten Publike, per vitet 2009-2013. Duke folur per ndryshimet baze qe do te pesoje administrata, gjate ketyre kater viteve, kreu i qeverise nenvizoi rendesine e konsolidimit te sherbimit civil, si nje menyre per te shmangur ndryshimet e shpeshta, qe vijne nga ndryshimet e pushtetit. "Administrata e ka jetike zgjerimin dhe konsolidimin sherbimit civil, si sherbimi me kompetent, me ekspertizen me te larte dhe me i pandikuar nga vajtje-ardhjet politike ne pushtet", deklaroi Berisha. Njeheresh ai evidentoi faktin se, nje rendesi te madhe ka edhe konsolidimi i sherbimit civil ne pushtetin vendor, duke paralajmeruar futjen e ketij sherbimi dhe ne kete nivel qeverisjeje. "Ne qeverite vendore, pa abuzuar me kete problem, eshte e domosdoshme te konsolidohet korpusi i sherbimit civil", tha Berisha. Sipas tij, ne funksion te ketij qendrimi, mund te amendohet ligji qe eshte ne fuqi. Dhe te gjitha keto ndryshime dhe perparesi per reformimin e administrates, marrin nje rendesi te madhe, ne kuader te perpjekjeve te vendit per t'u anetaresuar, ne Bashkimin Evropian. Berisha theksoi rolin e rendesishem qe luan administrata publike ne procesin e integrimit. "Procesi i integrimit ne Bashkimin Evropian, eshte nje univers i vertete reformash, ligjesh, vendimesh dhe zbatimi te tyre, te cilat perpilohen dhe zbatohen nga administrata publike", deklaroi Berisha. Per te, asgje nuk i percakton me shume ritmet e integrimit europian, sesa aftesia dhe fuqia reformuese e administrates. Ne lidhje rendesine e nje administrate sa me te kualifikuar, kreu i qeverise, nevizoi faktin se po mendohej ngritja e nje universiteti per administraten publike. Per te cilin, ngritja ne kete nivel, eshte e domosdoshme per kushtet e vendit. "Qeveria jone ka percaktuar si objektiv, gjate ketij katervjecari, ngritjen e nje universiteti per administraten publike. Ne kemi nje Institut prane Departamentit te Administrates Publike, por une mendoj se kemi te domosdoshem ngritjen e ketij universiteti. Ju garantoj se ai do te provohet si nje investim shume i dobishem, per vendin", deklaroi Berisha. Njeheresh, kreu i qeverise theksoi se nje tjeter objektiv i strategjise afatmesme per administraten publike ishte edhe perhapja e sherbimit civil ne komunat e vendit. "Sherbimi civil duhet te shtrihet edhe ne komunat e vendit", deklaroi Berisha. Ai theksoi se shtrirja e ketij sherbimi sa me shume te jete e mundur, eshte nje fenomen qe do te ndikoje pozitivisht ne integrimin e vendit. Ne funksion te te cilit, nje detyre paresore eshte dhe konsolidimi i administrates publike, qe per hir te se vertetes nuk shte se nderkombetaret kane investuar pak ne trajnimin e saj nder vite.
Kryeministri: "Administrata, kualifikim i vazhdueshem"
Kualifikimi i vazhdueshem i administrates eshte i domosdoshem per te arritur objektivat e strategjise se qeverise. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje, kryeministri Berisha pergjate prezantimit te pikave kryesore te strategjise afatmesem per administraten publike. Sipas Berishes, perfeksionimi ne kete fushe nuk vjen si pasoje e nje ligji te vetem, po kerkon nje angazhim te gjate, i cili zgjat me vite. "Ky sherbim ka bere progresin e vet, eshte zgjeruar, por nuk duhet te harrojme se sherbimi civil nuk eshte produkt i nje evolucioni te gjate, por produkt i nje vendimi dhe ligji te kaluar per t'u sanksionuar si i tille dhe kjo per faktin e vetem se nuk kishte alternative tjeter, cka e ben te domosdoshem trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshem te kesaj administrate", deklaroi Berisha. Sipas tij, kualifikimi i administrates eshte ne te mire te te gjithe vendit. Ne kete drejtim, nuk ka kaluar pa u permendur fakti, se kontribut kane dhene dhe nderkombetaret.