E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos ne Vlore, thyhet urdhri i MASH

Vlore- Studentet e rinj mesyjne me force ne auditoret e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali". Shkak eshte bere refuzimi nga rektorati per te mos u terhequr nga vendimi i mospranimit te studenteve me mesataren nen noten 6-te. Vetem nderhyrja e policise vendore ka shmangur incidentet e mundshme, pasi te rinjte ishin te irrituar dhe mbi 200 persona hyne me force ne universitet ne kerkim te se drejtes si fitues ne dege te ndryshme.

Nje dite pas urdhrit publik dhe zyrtar te ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, qe Universiteti "Ismail Qemali" te regjistroje te gjithe kandidatet fitues sipas listes se ministrise, asnje regjistrim nuk eshte bere ne sekretariat. Me qindra studente prisnin ne dyert e universitetit per te marre nje pergjigje rreth mundesise se regjistrimit te tyre, per te vijuar studimet ne deget ku kane fituar ne baze te renditjes nga ana e ministrise dhe pikeve ne baze te Matures Shteterore. Nje dite pas urdhrit rektorati ishte i mbyllur dhe te rinjte nuk kishin se ku te merrnin nje pergjigje. Rektori dhe asistenti i tij ndodhen ne SHBA, ndersa zv/rektori eshte deklaruar i semure dhe qe prej pasdites se enjte nuk eshte paraqitur ne pune. As dje nuk eshte dhene rrugezgjidhje zyrtare per rreth 500 studente qe presin regjistrimin sipas urdhrit te Ministrise se Arsimit e Shkences. Prej te pakten 5 ditesh ata sorollaten dyerve te universitetit, derisa dje paradite hyne forcerisht ne auditoret e godines "C" te universitetit, ku beheshin dhe regjistrimet. Edhe pse hyne forcerisht dhe duke bertitur apo fishkellyer ne shenje proteste te neglizhences se drejtuesve, ata serish nuk jane pritur prej tyre. Deri dje pasdite asnje regjistrim nuk eshte bere per kete kategori. Urdhri i ministrise eshte , apo te filloje regjistrimi, qe ne baze te urdhrit te ministri do te behet deri ne date 20 shtator, kohe qe te regjistrohen te gjithe.

Situata ne ambientet e universitetit eshte qetesuar nga policia e rendit, e cila largoi studentet e rinj nga auditoret. Por rektorati nuk dha asnje pergjigje zyrtare per fituesit qe kane mesataren nen noten 6-te, duke vendosur edhe bllokimin e te gjitha regjistrimeve per diten e djeshme. "Prej kater ditesh pres ketu per t'u regjistruar, shprehet nje maturant nga Fieri. Madje sipas te rinjve, ata nuk marrin as pergjigje zyrtare nga zv/rektori dhe presin deri ne oret e vona te pasdites, duke harxhuar para udhetimi dhe madje duke kaluar deri ne stres. "Keta s'duan t'ia dine as per urdhrin e ministrit", thote nje student nga Vlora. Nga 1700 studente fitues, rreth 500 prej tyre rrezikojne shkollimin e metejshem. Sipas statistikave te rektoratit, 25 per qind e ketij numri jane nen mesataren 6-te dhe nuk do regjistrohen si studente, megjithese jane fitues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›